Flash News

KRYESORE

Barbara D’Urso: Shqipëria e vogël dërgoi 30 mjekë, në Europë nuk kanë memorie fare

Barbara D’Urso: Shqipëria e vogël dërgoi 30 mjekë,

Moderatorja e njohur italiane Barbara D’Urso është shprehur mirënjohëse ndaj gjestit të Shqipërisë, duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë në luftën ndaj Covid-19, një nga vendet më të godituara.

Teksa kas intervistuar në ‘TG5’ Matteo Salvinin, kreu i partisë Lega në Itali, moderatorja e quajti Shqipërinë një vend me popull të mrekullueshëm, që nuk ka kujtesë të shkurtër, ndërsa Europën, pa kujtesë fare.

“Kryeministri shqiptar tha ne jemi të varfër, por nuk kemi kujtesë të shkurtër. Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë dhe ne, edhe pse të vegjël, tani do ta ndihmojmë Italinë. Kanë dërguar 30 mjekë, ndaj dua ta falenderoj Shqipërinë, një popull i mrekullueshëm që unë e njoh, janë këtu, erdhën. Mjekë erdhën dhe nga Kina, por edhe Shqipëria e vogël dërgoi 30 mjekë. Ata nuk e kanë memorien e shkurtër, ndërkohë në Europë nuk kanë memorie fare”, tha moderatorja e njohur italiane.

Të fundit