Flash News

KRYESORE

Barça për pazar në Napoli, gati të shpenzojë shifra të çmendura për dy lojtarë

Barça për pazar në Napoli, gati të shpenzojë shifra

Barcelona po mendon që të bëjë të tjera blerje, pasi deri më tani skuadra ka shfaqur dobësi në fushë. Drejtuesit blaugrana kanë piketuar dy futbollistë te Napoli dhe janë gati që të shpenzojnë një shifër të madhe për t’i pasur ata.

Mesfushori Fabian Ruiz dhe mbrojtësi Kalidou Koulibali pëlqehen së tepërmi nga presidenti i katalanasve, Josip Bartomeu dhe trajneri Ernesto Valverde.

Drejtori i katalansve, Erick Abidal, ishte në Leçe të dielën, ku ndoqi nga afër dy futbollistët dhe për të krijuar një ide të qartë mbi përparimin e tyre.

Fabian Ruiz është një mesfushor polivalent që bashkë me holandezin De Jong, mund të formojnë një dyshe të jashtëzakonshme për të tashmen dhe të ardhmen e ekipit.

Kurse senegalezi Koulibaly, ai shihet si pasuesi ideal i Gerard Pique, që pas pak muajsh do të mbushë 33 vjeç dhe që ka filluar të ndjejë vitet mbi supe, duke mos shfaqur më të njëjtën freski në prapavijën e katalanasve. Ai ka një klauzolë largimi prej 150 milionë eurosh, ndërsa Fabiab Ruiz nuk ka asnjë klauzolë, por drejtuesit e Barcelonës shpresojnë që të bindin De Laurentiis verën e ardhshme, me një ofertë për t’i marrë të dy në këmbim të 200 milionë eurove.

Të fundit