Flash News

KRYESORE

Barcelona bën zgjedhjen e parë në merkato, arrin marrëveshjen me brazilianin

Barcelona bën zgjedhjen e parë në merkato, arrin

Barcelona ka arritur akordin paraprak me Gremion, për blerjen e mesfushorit Arthur për 30 milion euro plus 9 milionë euro bonus.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi katalanas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

 Katalanasit do të ushtrojnë të drejtën e blerjes deri në korrik dhe Arthur do të jetë goditja e parë për sezonin e ardhshëm.

Arthur është 21 vjeç dhe e filloi karrierën e tij në vitin 2008 në ekipet e të rinjve në Goias përpara se të transferohet te Gremio. Ai gjithashtu ka përfaqësuar Brazilin U17 dhe U20 dhe pritet ti bashkohet dy brazilianëve të tjerë Coutinho dhe Paulinho.

Të fundit