Flash News

KRYESORE

Barcelona cakton kapitenin e ri të skuadrës

Barcelona cakton kapitenin e ri të skuadrës

Pas largimit të Andres Iniestës, Barcelona duket se e ka vendosur se kush do ta mbajë shiritin e kapitenit për këtë sezon. Klubi katalanas ka zyrtarizuar listën me 4 emra që do të drejtojnë skuadrës në edicionin e ri që në Spanjë nis në fund të gushtit.

Lionel Messi është shpallur zyrtarisht kapiten i parë i Barcelonës. Sulmuesi ka qenë zëvendës kapiten i skuadrës në kohën kur shiritin e mbante Iniesta.

Në mungesë të Messit, shiriti do të mbahet nga Sergi Busquets e më pas vijnë mbrojtësit Gerard Pique dhe Sergi Roberto.

 

Të fundit