Flash News

KRYESORE

Barcelona do ta shesë, por askush nuk po ofron shumë për Rakitic

Barcelona do ta shesë, por askush nuk po ofron shumë për Rakitic

Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona. Kjo është e sigurt, por problemi është shifra që një klub duhet të paguajë për blerjen e tij.

Sipas medias spanjolle, Barça synon të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e kroatit, por klubet e interesuara deri tani kanë ofruar më pak. Raportohet se presidenti Bartomeu ka refuzuar një ofertë prej 13 milionë eurosh, por nuk dihet se nga kush.

Vetë lojtari preferon një kalim tek Interi ose Milani në Serie A, por kjo varet edhe nga klubi.

Të fundit