Flash News

E-TJERA

Barcelona e mbyll vitin me goeladë, Messi realizon një perlë të vërtetë

Barcelona e mbyll vitin me goeladë, Messi realizon një perlë

Barcelona ka mposhtur 4-1 Alaves në "Camp Nou" në ndeshjen e fundit të këtij viti. Lojtari i ndeshjes ishte Luis Suarez me 3 asiste dhe një gol. Griezmann hapi serinë e golave në minutën e 15-të me një gol shumë të bukur, Vidal dyfishoi shifrat në minutën e 45-të pas një goditjeje shumë të fortë..

Miqtë reaguan në fillim të pjesës së dytë duke ngushtuar shifrat me golin e Pere Pons në minutën e 56-të.

Leo Messi nuk mund të rrinte pa vënë vulën e tij në këtë takim, në minutën e 69-të argjentnasi realizoi një gol spektakolar duke fituar duartrokitjet e të gjithë tifozëve në stadium. Suarez shënoi golin e fundit në minutën e 75-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Barcelona e mbyll vitin 2019 me fitore dhe në vend të parë në La Liga, me 39 pikë, tre më shume se Reali, i cili do të luajë nesër ndaj Atletic Bilbao.

https://www.youtube.com/watch?v=_LgK3JWkScw

Të fundit