Flash News

KRYESORE

Barcelona e tij është skandaloze, por Valverde vazhdon me të tijën

Barcelona e tij është skandaloze, por Valverde vazhdon me të

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, vazhdon të këmbëngulë se ka besimin e skuadrës, pavarësisht se situata duket më problematike se kurrë pas humbjes së sotme me Levanten me rezultatin 3-1.

Ai nuk ka frikë se mund të shkarkohet, edhe pse mediat e kryqëzojnë dita-ditës. "Nuk jam i befasuar nga paraqitja e futbolllistëve të mi, por duhet të shohim përpara. Kjo që pamë sot nuk duhet përsëritur. Na ndodhi një kolaps dhe prandaj humbëm ndeshjen. Nuk e nisëm mirë pjesën e dytë", - u shpreh tekniku pas ndeshjes.

"Pësuam dy gola për 2 minuta, e pafalshme. Kundërshtarët tanë luajnë shumë fort kundër nesh dhe vuajmë ndaj të gjithë rivalëve. Nuk jam i shqetësuar për shkarkimin. Kam besimin e lojtarëve", - shtoi ai.

Të fundit