Flash News

KRYESORE

Barcelona hedh sytë nga Sassuolo, kërkon sulmuesin me vlerë 20 mln euro

Barcelona hedh sytë nga Sassuolo, kërkon sulmuesin me vlerë 20

Barcelona na ka mësuar që blen yje të klasit botëror, por ka raste kur bën edhe zbulime. Për shembull, në Serie A, aty ku shpesh ka xhevahire.

Mediat spanjolle raportojnë se klubi katalanas po interesohet për sulmuesin e Sassuolos, Jeremie Boga. Ky i fundit po bënte një sezon të shkëlqyer në Serie A, para se të ndërpritej kampionati për shkak të Koronavirusit.

Boga ka dalë nga akademia e Chelsea dhe në verën e vitit 2018, u transferua përfundimisht te Sassuolo, për vetëm 3 milion euro. Tashmë, vlera e tij i kalon 20 milion eurot sipas Transfermarkt, por Barcelona me shumë gjasa, duhet të paguajë një shumë më të lartë se kaq për të transferuar në Katalonjë 23 vjeçarin.

Të fundit