Flash News

KRYESORE

Barcelona humb shpresat për talentin, 3 klube nisin garën për të

Barcelona humb shpresat për talentin, 3 klube nisin garën për

Barcelona është lodhur! Ousmane Dembele nuk ka më vend në Camp Nou. Ekipi kampion i Spanjës nuk do të vazhdojë më duke duruar tekat e lojtarit të tyre, pasi ky i fundit vazhdon me mungesën e profesionalizmit.

Sulmuesi u dëmtua sërish dhe nuk dihet koha e rikuperimit. Ai mund të ketë humbur vitin te Barcelona. Dembele në krahun tjetër mendon më shumë për të luajtur me videogames se sa të mendojë për rikuperimin e tij.

Trajneri Ernesto Valverde i ka vënë vulën dhe nuk e do më në ekip. Agjenti i Dembelesë ka nisur menjëherë kontaktet me klube të ndryshme për të ndryshuar ambient.

PSG, Chelsea dhe Manchester City janë klubet e përfolura për të rrëmbyer futbollistin që mund të kushtojë rreth 96 milionë euro. Talenti i lojtarit nuk vihet në diskutim, por sjellja e tij ka shumë pikëpyetje!

 

 

Të fundit