Flash News

KRYESORE

Barcelona i jep duart mesfushorit, lojtari zgjedh rivalët

Barcelona i jep duart mesfushorit, lojtari zgjedh rivalët

Barcelona ka menduar të largojë nga ekipi Carles Alenën. Lojtari spanjoll nuk po ia del të fitojë minuta, pasi në qendër të mesfushës ka shumë konkurrenca. 21-vjeçari nuk do të qëndrojë më në stol, por do të fitojë eksperiencë në Spanjë.

I riu ka gjetur menjëherë sistemim, pasi Barcelona do ta huazojë te skuadra e Real Betisit. Ekipi rival i katalanasve mendon të bëjë goditje me të riun. E ardhmja e Alenas varet nga përformancat e tij.

Kontrata e janarit është huazim 6-mujor deri në qershor. Betisi mund të shfrytëzojë opsionin e blerjes në rast se i riu bind me paraqitjet e tij. Mesfushori ka luajtur vetëm 64 minuta këtë sezon.

Të fundit