Flash News

KRYESORE

Barcelona ka probleme, pikët në renditje nuk thonë asgjë

Barcelona ka probleme, pikët në renditje nuk thonë asgjë

Pavarësisht pozicionit në tabelën e renditjes, Barcelona sivjet nuk di se ku ka kokën. Skuadra ka probleme dhe kjo u pa sidomos në përballjen e fundit me Real Madridin, ku Los Blancos dominuan.

Barcelona ka yje të padiskutueshëm në sulm, si Leo Messi, Antoine Griezmann dhe Luis Suarez, por mbrojtja fut ujë. Pas 18 javëve të para të kampionatit spanjoll, katalanasit kanë pësuar 21 gola. Ata nuk kanë kaq dobët në mbrojtje që nga viti 2003/2004, kur atëherë pësonin 4 gola më shumë.

Dhe meqë e kemi fjalën te statisttikat, 21 golat e pësuar janë një rekord i kaluar nga Barça në sezonin 1999/00 me 27 gola. Trajneri Valverde po kritikohet dita-titës. Ai ka plot arsye të jetë i shqetësuar.

Të fundit