Flash News

KRYESORE

"Barcelona ka thyer rregulloren e Kupës së Mbretit", Levante apelon në Federatën Spanjolle të Futbollit

"Barcelona ka thyer rregulloren e Kupës së Mbretit", Levante

Futja e lojtarit Chumi në ndeshjen kundër Levantes është kthyer në një problem të madh tek ekipi i Barcelonës.

Kjo pasi  Levante ka njoftuar se do të apelojnë në Federatën Spanjolle të Futbollit, pikërisht në Komitetin e Apelit, pasi blaugranat nuk kanë vepruar në përputhje ne rregulloren e Kupës së Mbretit.

Shorti është hedhur dhe Barcelona do të përballet me Sevillan, por për Levanten që humbi me rezultatin e përgjithshëm 4-2 , kjo nuk ka mjaftuar.

“Levante dëshiron të informojë se pas gjykimit të bërë nga gjyqtari i vetëm i konkurrimit, i cili deklaroi se nuk ka pasur ndonjë problem me FC Barcelonën që ka futur një lojtar pa të drejtë loje. Levante do të apelojë këtë pasdite në Komisionin e Ankesave të federatës në mënyrë që komisioni të mund ta zgjidh çështjen sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e klubit.

Ndërkohë, kujtojmë se "El Mundo" zbuloi më 10 janar se Chumi nuk kishte të drejt loje, pasi ishte i pezulluar me ekipin e Barcelona B.

Presidenti i klubit, Quico Catalan, thotë se rregullat janë thyer nga katalanasit dhe se ka prova të forta të cilat do ti ndjekin në rrugë ligjore.

Të fundit