Flash News

KRYESORE

Barcelona mbyll takimin me fitore ndaj Atletico Bilbaos, vijon rrugën drejt titullit kampion

Barcelona vijon ngjitjen  drejt titullit kampion në Spanjë, ku këtë herë arritën të mposhtin në  "Camp Nou", ekipin e  Atletico Bilbaos me shifrat 2-0.

Rezultati i fitores u mbyll që në pjesën e parë nga katalanasit, të cilët në minutën e 8-të shënuan golin e parë me anë të Paco Alcacer, dhe 28 minuta më vonë ishte Messi ai që dyfishoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, blaugranasit patën shumë raste për të shënuar, por rrjeta e Barçës nuk u prek.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona shkëputet +11 pikë nga vendi i dytë, në të cilin ndodhet Atletico Madrid.

Të fundit