Flash News

KRYESORE

Barcelona ndërhyn në janar, sulmuesi po vjen nga Amerika!

Barcelona ndërhyn në janar, sulmuesi po vjen nga Amerika!

Barcelona kërkon dëshpërimisht një lojtar klasi dhe ai mund të vijë nga Amerika. Ousmane Dembele vijon të ketë probleme me dëmtimet, të ngjashme me ato të Kingsley Coman te Bayern. Ndryshe nga bashkëpatrioti i tij në Mynih, i cili po i kalon problemet, Dembele mbetet jashtë fushe dhe kjo e ka shqetësuar shumë klubin katalanas.

Sipas asaj që raporton "El Mundo Deportivo", synimi i Barcelonës është sulmuesi Carlos Vela i Los Angeles. Ai u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit të fundit në MSL amerikane, ku luante edhe Zlatan Ibrahimovic.

Për meksikanin nuk do të ishte hera e parë që ai luan në La Liga, plus që gjuha nuk është problem. Më parë Carlos Vela ka luajtur te Celta Vigo, Osasuna dhe Real Sociedad. 30-vjeçari pritet të bashkohet me katalanasit në janar dhe me shumë mundësi do të firmosë deri në qershor. Nëse tregon vlera në "Camp Nou", mund të rinovojë.

Të fundit