Flash News

KRYESORE

Barcelona njofton shitjen e Paulinjos, por fshin postimin pas dy minutave

Edhe pse nuk kanë kaluar ende një vit nga transferimi i Paulinjos në ‘Camp Nou, duket se mesfushori brazilian do t’i thotë shumë shpejt lamturmirë ekipit spanjoll.

Ka qenë klubi që në një postim në rrjetin social ‘Weibo’, që është më i përdoruri në Azi konfirmonte transferimin e 29-vjeçarit në Kinë.

Kampionët e Spanjës njoftuan se kanë huazuar Paulinhon tek Guangzhou Evergrande që ka të drejtën e blerjes në janar për 50 milionë euro.

Ky postim ka qëndruar rreth dy minuta dhe pastaj është fshirë. Gjithsesi braziliani ka zhvilluar një botëror të mirë me Brazilin dhe ofertat për të nuk po mungojnë, ku Juventusi po përgatit një ofertë.

Mbetet të shihet nëse Paulinho do të rikthehet përsëri në Kinë tek ish-skuadra e tij Guangzhou Evergrande.

Të fundit