Flash News

KRYESORE

Barcelona surprizon, para dhe Rakitic për yllin e Juventusit

Barcelona surprizon, para dhe Rakitic për yllin e Juventusit

Barcelona do me patjetër të sigurojë një afrim në merkaton e janarit. Klubi katalanas ka hedhur grepat nga Seria A, aty ku i dëshiruari është Frederico Bernardeschi.

Juventusi do të marrë një ofertë prej 10 milionë eurosh, por dhe kartonin e Ivan Rakitic. Një surprizë e bukur për kampionët e Italisë sipas asaj që shkruan Gianluca di Marzio.

Referuar të njëjtit burim, bardhezinjtë janë të joshur nga një ofertë e tillë, por duan më shumë para. Rakitic ishte një ndër objektivat e Interit në merkaton e janarit që e ka Juvja në dorë.

Të fundit