Flash News

KRYESORE

Barcelona zyrtarizon trajnerin e ri, Valverde firmos kontratën

Barcelona zyrtarizon trajnerin e ri, Valverde firmos kontratën

Ernesto Valverde qe nga dita e sotme eshte zyrtarizuar si trajneri i ri i Barcelones. Ai ka firmosur nje kontrate per dy vjet me opsion per nje sezon tjeter.

Ish-lojtari katalan (trajneri i tij ishte Johan Cruijff), ish-teknik i Athletic Bilbao, u shpreh pas nenshkrimit se eshte teper i emocionuar, duke falenderuar te gjitha ata qe zgjodhen ate per kete post. “Kalova kater vjet me Bilbao, por ketu ka nje projekt ambicioz, ndaj dua qe ky klub te vazhdoje te rritet gjithnje e me shume”, tha ai.

“Ne te kaluaren kam patur kontakte me Barcen, por kur me propozuan, nuk kam dashur te mendohem shume”, theksoi ai.

Si do te jene marredheniet e tij me Messin? “Eshte lojtari me i mire qe kam pare ne aksione ne fushen e lojes”, u pergjigj Valverde.

Valverde theksoi gjithashtu se “do te jete dicka e rende qe Iniesta te largohet”.

Të fundit