Flash News

KRYESORE

'Bardh e zi', Blendi Fevziu publikon foton e rrallë të Kombëtares Shqiptare  

Gazetari dhe moderatori i Tv Klan, Blendi Fevziu ka publikuar një imazh të rrallë të Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Në rrjetet sociale, Fevziu ka publikuar një foto të futbollistëve shqiptarë në fushën e Shallvareve në maj të vitit 1936.

“E RRALLË. Maj 1936. Fotoja e parë zyrtare e kombëtares shqiptare të futbollit në fushën e Shallvareve. Ndeshje miqësore mes Kombëtares A dhe B. Ndeshja e parë ndërkombëtare u zhvillua në 1946”, shkruan Fevziu, në atmosferën e kampionatit botëror të futbollit ‘Rusi 2018’.

Të fundit