Flash News

KRYESORE

“Bardh, jemi me ty”, kolegët italianë solidarizohen me ish-deputetin demokrat

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia, nesër do të dalë para gjykatës së Apelit në Shkodër për shqyrtimin e masës së sigurisë që u vendos ndaj tij pas trazirave në KZAZ-në e Shkodrës.

Kolegët e tij në Itali e mbështesin. Në një postim në rrjetet sociale Spahia publikon edhe foton e tyre ku shkruajnë “Bardh, jemi me ty”.

“Mirenjohje e thelle per koleget e mi kirurge te Ospedale Maggiore di Crema, Itali. Grazie mille ragazzi. A presto”, shkruan ish-deputeti Spahia.

Ish-deputeti u arrestua për ngjarjen e ndodhur në KZAZ-të e Shkodrës,  dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.

Kujtojmë se përveçse politikan, Bardh Spahia është gjithashtu edhe mjek kirurg.

Të fundit