Flash News

KRYESORE

Bardh Spahia mbërrin në Gjykatën e Shkodrës. Qindra qytetarë dhe forca policore të pranishëm

Bardh Spahia mbërrin në Gjykatën e Shkodrës. Qindra

Mbërrin në Gjykatën e Shkodrës ish deputeti Bardh Spahia, ku ndo të njihet me masën e sigurisë nga kjo gjykatë.

Spahia është pritur me thirrje dhe duartrokitje të përkrahësve të opozitës që janë mbledhur para gjykatës në pritje të vendimit për ish deputetin.

Mësohet se janë mbledhur me qindra mbështetës, si dhe forca të shumta policie. Ndërsa fugoni i policisë që e transportonte për në gjykatë ka kaluar përmes mbështetësve të Spahisë, ky i fundit i ka përshëndetur me dy gishtat lart.

Në mbledhjen e natës së kaluar, pas protestës së nëntë kombëtare të opozitës, u vendos që të gjithë ish-deputetët do të jenë sot në Gjykatën e Shkodrës për të protestuar kundër ndalimit të tij.

Partia Demokratike e quajti ish-deputetin Bardh Spahia të burgosur politik dhe i kërkoi prokurorisë urdhërimin e menjëhershëm të lirimit të tij.

Të fundit