Flash News

KRYESORE

Bardh Spahia sqaron konfliktin me Lleshajn në spital: Erdhi për 'show', i paaftë për t’u përballur

Bardh Spahia sqaron konfliktin me Lleshajn në spital: Erdhi për

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka shpjeguar situatën e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë, ku pati një debat të ashpër me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në rubrikën ‘Opinion’, News 24, Spahia tha se ndodhej në spital për të parë nga afër gjendjen e protestuesve të lënduar.

“Me të marrë njoftimin për disa persona të plagosur, unë u nisa drejt spitalit ushtarak edhe me kërkesë të kryetarit Basha, për t’u interesuar mbi gjendjen shendetësore të të plagosurit. Në momentin e mbërritjes në spitalin e traumës u interesova për pacientin, po komunikoja me mjekët e mi kirurg dhe aty mësova se kishte në spital edhe të plagosur të tjerë”, tregoi ish-deputeti demokrat.

Bardh Spahia tregoi gjithashtu se situata në spital ndryshoi kur aty hyri ministri Lleshaj, i shoqëruar nga policë të shumtë. Ai akuzoi Lleshajn se kishte mbërritur aty për të dhënë shfaqje dhe tensioni u rrit kur i kërkoi që të vizitonte edhe protestuesit e plagosur.

“Në kohën që po prisnim në korridor, pati një moment kur vërshuan policë civil dhe i gjithë ambienti i spitalit u mbush me policë dhe shoqërues të gardës. Ministri Lleshaj hyri në spital me ekipin e tij me kamera në dorë. Ministri u tregua i paaftë për të përballuar debatin, degradoi duke dhënë urdhër që të më largonin mua nga andej”, tha Spahia.

Të fundit