Flash News

KRYESORE

Bardhi: Anti-KÇK të nisë punën nga vila luksoze 2 milionë euro e Edi Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të Sandër Lleshajt

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Ramës, i cili paralajmëroi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar se do të jenë subjekt i ligjit Anti-KÇK.

Bardhi u shpreh se ky ligj duhet të nisë punën nga vila luksoze 2 milionë euro e Edi Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt.

Me ironi ai e quajti Ramën ‘kryepolic, kreygjykatës e kryeprokuror’ që merret me futjen në burg të qytetarëve të thjeshtë dhe jo kriminelëve të vërtetë.

Prej 6 vjetësh, Edi Rama është kryepolic, kryegjykatës dhe kryeprokuror dhe në vend që të luftojë krimin në çdo qelizë të shtetit, ka futur në burg mbi 30 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të energjisë elektrike.

Nëse Edi Rama do ta kishte lënë të lirë drejtësinë, Edi Rama do të kishte përfunduar pas hekurave të burgut si kryeministri që ka vjedhur me ministrat dhe me kriminelët e tij me qindra milionë euro para dhe pasuri publike!

AntiKÇK të nisë punën nga vila luksoze 2 milionë euro e Edi Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të Sandër Lleshajt!”, shkruan Bardhi.

Të fundit