Flash News

KRYESORE

Bardhi-Braçes: Fol për firmën te rikthimi i kumarit, të nisë hetimi për të zbuluar kupolën e PS për pazaret me bandat

Bardhi-Braçes: Fol për firmën te rikthimi i kumarit, të

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili sfidoi Partinë Demokratike, që të nxjerrin vetëm një demokrat që punon në administratë dhe të thotë që i është kërkuar nga eprori dhunshëm angazhimi me PS apo i është dorëzuar letra në fjalë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se shqiptarët nuk i hanë më mashtrimet bajate se i kanë parë erionbraçet e PS në dosjen 184 dhe 339 duke shantazhuar administratën dhe mësuesit.

Më tej, Bardhi kërkon që të nisë hetim serioz për të zbuluar kupolën e PS, të përfshirë në shkelje ligji për pazaret e dëshpëruara me bandat, teksa i kërkon Braçes që të japë llogari për firmën e tij në projektin e rikthimit të kumarit në rrugët dhe kullat qendrore të Tiranës.

Reagimi i plotë:

Erion Braçe të mos fyejë shqiptarët, se nuk i hanë më mashtrimet bajate! Ata i kanë parë erionbraçet e PS në dosjen 184 dhe 339 duke shantazhuar administratën dhe mësuesit për të votuar PS. Formulari është shpërndarë nga PS dhe këtë Erion Braçe e di shumë mirë. Po aq mirë e dinë punonjësit e ndershëm të administratës publike që sot ndjejnë mbi kurriz presionin e bandës në pushtet.

Presioni ndaj administratës për të favorizuar në zgjedhje partinë në pushtet, është vepër penale. Erjon Braçe dhe kushdo tjetër bën mirë ta mësojë këtë! PD është e vendosur të përballë këdo me ligjin për çdo shkelje.

Një hetim serioz, duhet të nisë që tani, për të zbuluar kupolën e PS, të përfshirë në shkelje ligji, jo vetëm me presionin ndaj administratës, por edhe për pazaret e dëshpëruara me bandat! Dhe meqë jemi tek pazaret me bandat: Erion Braçe bën mirë të flasë për firmën e tij në projektin e rikthimit të kumarit në rrugët dhe kullat qendrore të Tiranës.

Të fundit