Flash News

KRYESORE

Bardhi flet si ish-ministër i qeverisë teknike: Marrëveshja Rama-Basha, e dështuar

Bardhi flet si ish-ministër i qeverisë teknike: Marrëveshja

Sekretari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin ‘Tempora’ në RTV Ora zbuloi se gjatë kohës kur ishte ministër teknik i PD-së, në 2017 nuk ka pasur asnjë kontakt me Edi Ramën, pasi nuk kishte besim, ndërsa shtoi se marrëveshja ishte e dështuar.

“Ajo ishte një qeveri ku PD caktoi dhe propozoi disa ministra. Nuk është ky rast i ngjashëm. Flitet për një qeveri tranzitore që i jepet një mandat i qartë dhe besim i plotë nga të gjitha palët. Unë si ministër teknik nuk kam pasur besimin e Edi Ramës, pavarësisht se kam qenë ministër dhe nuk kam pasur asnjë kontakt.  Marrëveshja ishte e dështuar”.

Bardhi po ashtu dha edhe disa detaje rreth kërkesës së opozitës së bashkuar për qeverinë tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. “Ne kemi formalizuar marrëdhënien mes partive të koalicionit opozitar. Nuk e keni parë se çfarë detyrash do të ketë qeveria tranzitore. Një nga vendimet që është marrë nga Këshilli i PD dhe që është konkretizuar edhe sot në marrëveshje është që partitë aleate do të marrin pjesë në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi përcaktuar edhe parimet, platformat”, përfundoi Bardhi.

Të fundit