Flash News

KRYESORE

Bardhi i përgjigjet Ramës: Edi Rama bën mirë të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin

Bardhi i përgjigjet Ramës: Edi Rama bën mirë të

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Ramës pasi ky i fundit tha se  marrëveshja e djeshme për “‘Zgjedhoren’ konfirmoi se humbja e PD në 2017, s’kishte lidhje me integritetin e zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se kryeministri "u tërhoq “me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore”.

E ndërsa sa i përket zgjedhjeve të 2017, Bardhi shkruan se  Rama nuk do mund t’i “fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve”.

Postimi i plotë:

Edi Rama bën mirë të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore.

Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!

Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA.

PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e konisoneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë! #ditëmëtëmira

Lexo edhe: Rama iu përgjigjet kritikëve të Bashës: Marrëveshja e re nuk është humbje për PD

Të fundit