Flash News

KRYESORE

Bardhi iu përgjigjet socialistëve: Jemi çdo ditë pranë qytetarëve, por nuk marrim kameramanë kur shpërndajmë ndihmat

Bardhi iu përgjigjet socialistëve: Jemi çdo ditë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në një intervistë për News 24 u shpreh se PD nuk do të përdorë asnjëherë për politikë më të pamundurit, si një përgjigje për PS e cila akuzon se PD nuk po ndihmon qytetarët në këto ditë të vështira nga koronavirusi.

Akuza e fundit erdhi nga ministrja e Mbrojtes Olta Xhaçka, e cila e ftoi PD për bashkëpunim në këtë situatë, duke e akuzuar se deri tani s’ka dhënë asnjë ndihmë për njerëzit në nevojë.

Bardhi theksoi se përfaqësuesit e PD janë çdo ditë në kontakt me qytetarët, por nuk e shfaqin për të mos bërë propagandë.

Përfaqësuesit e PD janë çdo ditë në kontakt me qytetarët, duke  ndihmuar me sa mundësi kemi qytetarët më nevojë, por, ndryshe nga Balla, Veliaj, Xhaçka që marrin nga 3 kameramanë për show dhe propagandë me pako në emrin e tyre, ne kemi vendosur të mos bëjmë propagandë me qytetarët në nevojë, ne kemi vendosur të mos bëjmë as foto, as video me njerëz që janë në nevojë. Kemi vendosur të mos pozojmë me ndihmat që u ofrojmë qytetarëve. Ne nuk kërkojmë të përfitojmë politikisht nga mjerimi i pjesës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë. Është kriminale që ndërsa i çon një pako oriz dhe një pako  makarona, të dalësh foto me një person qe sot nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët. Kjo është ta përdorësh atë person për politikë.

Prandaj, ne e neverisim një formë  të tillë ndihme. Kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bejmë detyrën tonë për të qenë pranë qytetarëve, së pari për të qenë zëri i tyre dhe së dyti, për të ndihmuar sa të mundemi. Taulant Balla dhe shokët e tij të partisë e dinë shumë mirë që strukturat tona po ndihmojnë aq sa munden me ndihma, familjet në nevojë.

Propagandën dhe shown me më të pamundurit ia kemi lënë asaj partie që gjithmonë i ka përdorur qytetarët si subjekte të fotove për propagandën e tyre”, tha Bardhi.

Të fundit