Flash News

KRYESORE

Bardhi: Jemi gati për reformën zgjedhore, shumica bëri puç institucional

Bardhi: Jemi gati për reformën zgjedhore, shumica bëri puç

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi deklaroi se opozita është gati që të japë kontributin në reformën zgjedhore.

“Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e vet, që jemi të gatshëm, duke qenë se është kusht kryesor për hapjen e negociatave, që ditën e parë kur kjo çështje u kthye në një kusht të Bundestagut, opozita tha se do të japë kontributin e vet në reformën zgjedhore. Si mund të përfshihemi? Thjesht dhe vetëm duke siguruar barazi mes palëve në këtë proces.”, tha ai në ABC News.

Bardhi dha mendimin tij edhe për raportin final të Vencias për presidentin?

“Përgjigja zyrtare e Komisionit të Venecias është që Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje dhe nuk jemi në rrethanat ku mund të shkarkohet nga Kuvendi apo Gjykata kushtetuese. Opinioni tregon se veprimtaria e Kuvendit dhe e partisë qeverisëse ishte një puç konstitucional për të kaluar një nga institucionet e vetme jashtë kontrollit të qeverisë.”, përfundoi sekretari i përgjithshëm i PD-së.

Të fundit