Flash News

KRYESORE

Bardhi ju kujton socialistëve apelin e ndërkombëtarëve për ‘5 qershorin’: Kusht për negociatat, ne i qëndrojmë angazhimit

Bardhi ju kujton socialistëve apelin e ndërkombëtarëve

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i PD, Gazment Bardhi kujtoi se ruajtja e marrëveshjes së 5 qershorit është kusht për fillimin e negociatave.

Ai apeloi për respektim të kësaj marrëveshjeje nga ana e maxhorancës, dhe kujtoi edhe apelin që faktori ndërkombëtar ka bërë në respektim të kësaj marrëveshjeje si kusht për fillimin e negociatave.

 “Dua të ndaj edhe një apel të fundit. Siç ju e dini, çështja e respektimit të Marrëveshjes së 5 Qershorit nuk është më vetëm një çështje e brendshme. Është kusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE. Ka një apel të të gjithë faktorit ndërkombëtar për të respektuar, ruajtur dhe për të mos prekur marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ne i qëndrojmë këtij angazhimi, do të duhet që edhe palët e tjera t’i qëndrojnë këtij angazhimi.

Ajo që na u pohua në takim që ne themi “kjo të miratohet siç është, por, ndërkohë do të duhet të reflektojmë ca gjëra që na detyrohen apo që na diktohen nga ndryshimet e njëanshme që ne duam”, për ne është e papranueshme, sepse kemi harxhuar 6 muaj në një punë konsensuale, kemi gjetur dakordësinë. Një parti politike, e cila firmos një marrëveshje, do të duhet t’i qëndrojë marëveshjes”, tha Bardhi.

Të fundit