Flash News

KRYESORE

Bardhi: Kur angazhon policinë kundër qytetarëve të ndershëm, iu hap rrugën grabitjeve dhe vrasjeve

Bardhi: Kur angazhon policinë kundër qytetarëve të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar ngjarjet e ditës së sotme, duke thënë se kur angazhon policinë kundër popullit (rasti i tensioneve te Bregu i Lumit), iu hap rrugës grabitjeve në zonën më të sigurtë në Shqipëri dhe vrasjeve mafioze.

“Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurtë në vend (brenda perimetrit të sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara.

Është çështje prioriteti! Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.

Me 13 Prill, protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet”, shkruan Bardhi në Facebook.

Të fundit