Flash News

KRYESORE

Bardhi në qarkun e Gjirokastrës: Me zgjedhje të lira e të ndershme do t’i japim fund pushtetit të babëzitur

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me  strukturat e PD në qarkun e Gjirokastrës.

Takimin e pasqyron në Facebook, ku shton edhe disa foto.

Siç njofton Bardhi, në fokus të takimit ka qenë tema e zhvillimit ekonomik, për të cilin Bardhi shprehet se mungesa e investimeve, korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë kanë lënë mbrapa qarkun e Gjirokastrës.

Bardhi apelon për zgjedhje të lira e të ndershme, për të cilat thotë se janë mënyra e vetme për t’i dhënë fund krizës.

Me zgjedhje të lira e të ndershme, do t’i japim fund këtij pushteti të babëzitur, që nuk di të bëjë asgjë përveçse të vjedhë.

Qarku i Gjirokastrës duhet të ishte kryeqendra e zhvillimit ekonomik për jugun e vendit, por mungesa e investimeve, korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë e kanë trajtuar këtë zonë si të dorës së dytë.

 Në 6 vjet kjo qeveri ka tradhëtuar interesat e qytetarëve, i ka varfëruar ata, i ka detyruar të largohen”, shkruan ndër të tjera Bardhi.

Të fundit