Flash News

KRYESORE

Bardhi nga qarku i Korçës: Reforma territoriale ka dështuar, rishikimi i saj prioritet absolut i PD-së

Bardhi nga qarku i Korçës: Reforma territoriale ka dështuar,

Gazment Bardhi, sekretar i Pëgjithshëm i Partisë Demokratike ka qenë sot i pranishëm në qarkun e Korçës, në një bashkëbisedim me strukturat e partisë, ku ka shpalosur planin e partisë për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Takimin e ka pasqyruar në adresën e Facebook-ut, së bashku me disa foto.

Ndër të tjera Bardhi thekson se është diskutuar rëndësia e reformës territoriale, për të cilën akuzon qeverinë se ka e ka miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, duke cënuar qytetarët.

Bardhi thekson se qarku prej 6 vitesh është braktisur, pasi sipas tij kryeministri Rama e ka lidhur pushtetin me oligarkët.

“Qarku Korçë është braktisur nga Qeveria në këto 6 vjet, duke sjellë varfëri dhe pamundësi për fermerët punëtorë të kësaj zone, sepse Edi Rama e ka të lidhur pushtetin me krimin dhe oligarkët.

Ndamë bashkërisht shqetësimin se Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ka qenë një dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve. 

Ata janë të braktisur. Bashkitë dhe administrata e tejfryrë nuk janë më në shërbim të qytetarëve. Rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike!”, nënvizoi Bardhi.

Të fundit