Flash News

KRYESORE

Bardhi: Oligarkët janë në zyrën e Ramës, ju tregoj socialistin më të lidhur me ta

Bardhi: Oligarkët janë në zyrën e Ramës, ju tregoj

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në Rtv Ora, ish-deputeti Gazment Bardhi akuzoi qeverinë se mban në zyrë dhe bashkëpunon me oligarkë, ndërsa shtoi se partia që ai përfaqëson ka zero varësi prej tyre.

Ai hodhi akuza edhe ndaj kryebashkiakut Veliaj, për të cilin tha se  është gjobaxhiu më i madh i lidhur me oligarkët e qeverisë.

Nëse ka ndonjë gjobaxhi dhe një njeri që është i lidhur me oligarkët dhe grupet kriminale që pastrojnë para në sektorin e ndërtimit, ai është kryebetonieri në krye të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Nëse ka një gjobaxhi dhe një person që është i lidhur jo vetëm me oligarkët, por edhe me grupe të PD ka zero varësi nga këta njerëz. Varësia krijohet në 2 drejtime. Së pari, që të na mbyllin gojën për telë denoncuar aferat ku janë përfshirë. Nuk ka shqiptar të besojë se PD ka mbyllur gojën për ndonjë aferë korruptive. Është opozita, kryesisht PD, ajo që i ka qendruar ballazi çdo aferë korruptive. Drejtimi i dytë është pranimi i financimeve në partinë politike nga këta oligarkë. Si Sekretar i Përgjithshëm po të konfirmoj se, të paktën që nga koha për të cilën unë jam në ketë detyrë, PD pranon zero financime nga këta oligarkë”, tha Bardhi.

 

Të fundit