Flash News

KRYESORE

Bardhi përgënjeshtron Ramën: Nuk kemi kërkuar kohë, por i kemi dhënë kohë për të na sqaruar

Bardhi përgënjeshtron Ramën: Nuk kemi kërkuar kohë, por

Në një dalje publike për mediat menjëherë pas takimit të Këshillit Politik, Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka kundërshtuar një deklaratë të kryeministrit Rama, sipas të cilit opozita e bashkuar kërkoi kohë për t’u konsultuar. “Nuk kemi kërkuar kohë, por u kemi dhënë kohë”, ka theksuar Bardhi.

Kjo kohë, sipas sekretarit të PD, ka të bëjë me kërkesën e tyre drejtuar Ramës se, kur do të votohet pa ndryshime marrëveshja e 5 qershorit e arritur me konsensusin e palëve për Kodin Zgjedhor

“Nuk na është dhënë përgjigje”, ka shtuar Bardhi.

Takimi i Këshillit Politik ka zgjatur mbi 5 orë sot dhe ka patur një pjesëmarrje shtese edhe nga Myslim Murrizi, përfaqësues i 28 deputetëve, por edhe kryeministri Rama. Kryetari i PD Basha nuk ka marrë pjesë.

Të fundit