Flash News

KRYESORE

Bardhi porosi ish-deputetëve: Mos komentoni deklaratat e Borchardt, beteja jonë është me Edi Ramën

Bardhi porosi ish-deputetëve: Mos komentoni deklaratat e Borchardt, beteja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, u ka nisur porosi ish-deputeteve dhe anëtarëve të kryesisë që të mos mbi deklaratat e shefit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Sipas tij, beteja e opozitës është me kryeministrin Edi Rama dhe me bandën që e rrethon, e sipas tij kjo është një diversion i përgatitur me qëllim për të larguar vëmendjen nga kriza politike e shkaktuar në Shqipëri.

“Te nderuar, asnjë koment per deklaratat e Borchard. Eshte diversion i pastër për të hequr vemendjen nga kriza politike dhe shkaqet e saj. beteja jone nuk eshte as me Bochard as me Spiropalin, por me Edi Ramen dhe banden ne pushtet. Ju pershendes!”- shkruhet në mesazhin e sekretarit të PD-së, drejtuar ish-deputetëve.

Në një reagim të tij, shefit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri shprehej se është klishe të thuash se të rinjtë janë e ardhmja, se e ardhmja u takon atyre.

“Kjo është e vërtetë, por vetëm nëse të rinjtë janë të gatshëm ta kapin atë të ardhme për vete, t’ia marrin brezit të vjetër dhe t’i japin formë sipas nevojave të tyre. E ardhmja e Shqipërisë varet nga pjesët më energjike të shoqërisë civile dhe të të gjitha elementeve të tjera të mbikëqyrjes demokratike, në media, në institucione të pavarura e gjetkë, duke marrë përgjegjësinë e tyre me vendosmërinë më të madhe dhe duke e përmbushur atë me përkushtim të sinqertë për ndryshime rrënjësore”, shprehet Borchard.

 

Të fundit