Flash News

KRYESORE

Bardhi publikon përgjimet e dosjes 184: Rama i ka keqpërdorur mësuesit për pushtetin e tij personal

Bardhi publikon përgjimet e dosjes 184: Rama i ka keqpërdorur

Pasi kryeministri Edi Rama premtoi sot rritje paga për mësuesit duke thënë se kjo është mëse e merituar për ta, ka ardhur një reagim nga kampi opozitar.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka publikuar një pjesë nga përgjimet për shit-blerje votash si kundërpërgjigje, ku shfaqen kërcënimet ndaj mësuesve për dhënien e votës Partisë Socialiste.

Bardhi shprehet se kryeministri Edi Rama keqpërdor mësuesit për pushtetin e tij personal dhe se është përgjegjës për shndërrimin e shkollave në celula të partisë në pushtet.

"Edi Rama i ka keqpërdorur mësuesit për pushtetin e tij personal. Dosja akoma e pahetuar 184 tregon se ai është inkuizitor i mësuesve dhe përgjegjës për shndërrimin e shkollave në celula të partisë në pushtet. Faktet në video janë më domethënëse se çdo gënjeshtër e Edi Ramës. 👇" shkruan Bardhi krahas videos. 

Në videon e publikuar nga Bardhi, ka një komunikim mes ish-deputetit dhe tashmë kryetarit të Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu dhe Drejtorit të Arsimit në Dibër Drini Gjeci, ku Ndreu deklaron: “Thuaj drejtorit të shkollës të deklarojë votën hapur. Të deklarojë votën hapur atje sa i ke për PS-në. Ndryshe ditën e hënë tregoja vetë se ku fluturon. Tregoji se ku fluturon të hënën. Të deklarojë votën hapur për PS-në aty”.

https://www.facebook.com/1524054689/posts/10223687016513136/?extid=rjjfqdE5Qps8NEzE&d=n

Të fundit