Flash News

KRYESORE

Bardhi publikon videon: Rama është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin

Bardhi publikon videon: Rama është në pazar të pistë me

Sekretari  i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë për rihapjen e kazinove në disa nga zonat e Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi ka publikuar me video atë se çfarë deklaronte kreu i qeverisë Edi Rama dy vite më parë kur vendosi t'i dhe më tej shtron pyetjen: Çfarë e detyroi kryeministrin të shkelë edhe premtimin kundër kumarit?

Sipas Bardhit, heshtja e tij për të dhënë shpjegime, tregon se ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.

Postimi i plotë:

Çfarë e detyroi Edi Ramën të shkelë edhe premtimin kundër kumarit?

Heshtja e tij për të dhënë shpjegime për këtë çështje, tregon se ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.

Kur të dëgjoni herë tjetër Edi Ramën duke premtuar diçka, kujtoni edhe mashtrimin me bixhozin dhe hiqjani vizën! Është gënjeshtar 👇

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10223723015133079/

Të fundit