Flash News

KRYESORE

Bardhi-Ramës: Fshihesh pas fustanit të Gjylametit, por do kesh fatin e gangsterëve

Bardhi-Ramës: Fshihesh pas fustanit të Gjylametit, por do kesh fatin e

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi paralajmëron kryeministrin Edi Rama se do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët po qeveris. Bardhi thotë se Rama po fshihet pas fustanit të Blerina Gjylametit, referuar sulmit ndaj gazetës ‘Bild’, por, duke qenë se e akuzon për vjedhje të votave, zyrtari i PD-së thekson se Rama është i destinuar të ikë.

“Kush sulmon gazetën Bild, qe i zbulon telefonatën për vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit të Blerina Gjylametit, do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris! Kush ka zgjedhur të vjedhë e te blejë vota me krimin e organizuar, është i destinuar të ikë”, shkruan Bardhi.

Të fundit