Flash News

KRYESORE

Bardhi reagon pas takimit me Kim e Soreca; publikon nenet e ‘5 Qershorit’: Nesër qëndrimi për Këshillin Politik dhe hapjen 100% të listave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas takimit të zhvilluar me ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe të BE, Soreca, pasditen e sotme referuar ndryshimeve kushtetuese të miratuara në mënyrë të njëanëshme nga Kuvendi.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, Bardhi thekson se nenet e marrëveshjes politike të 5 qershorit për koalicionet parazgjedhore janë të paprekshme. Ndërsa, njofton se “nesër PD dhe opozita e bashkuar do të mbajnë qëndrimin zyrtar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve.”

 “Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!

Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve”, shkruan Bardhi.

Të fundit