Flash News

KRYESORE

Bardhi si Basha: Do ta mundim Edi Ramën! Kur do të mbahen zgjedhje të parakohshme

Bardhi si Basha: Do ta mundim Edi Ramën! Kur do të mbahen zgjedhje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i ftuar në në emisionin ‘Kjo javë’ njëlloj si kryedemokrati Basha shprehu bindje se PD do ta mundë Edi Ramën, në çdo moment që të mbahet zgjedhjet. Bardhi theksoi se nuk ka rëndësi koha se kur zgjedhjet mbahen. Ajo çka ka rëndësi është fakti që të jetë të lira dhe të ndershme.

“ Ajo që kërkojmë është që Shqipërisë t’i garantohen zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet e viteve të fundit kanë treguar se Rama nuk ka vullnet për të përmbushur atë që duhet të përmbushë çdo kryeministër në një proces zgjedhor. Nëse palët marrin pjesë në barazi në një proces zgjedhor, PD dhe koalicioni opozitar mund PS dhe padyshim edhe Edi Ramën.

Detyra e opozitës është të mundësojë zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është problem koha kur mbahen zgjedhjet, por e rëndësishme është të jenë të ndershme e të lira”-tha Bardhi në ‘Kjo javë’.

Të fundit