Flash News

KRYESORE

Bardhi thirrje SPAK-ut: U zbulua se për të votuar në Tiranë janë paguar 20 mijë lekë

Bardhi thirrje SPAK-ut: U zbulua se për të votuar në Tiranë

Sekretari mi përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi shpreh shqetësimin se në çdo përgjim të ligjshëm të prokurorisë, blerja e votës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendur. Ai ndalet te hetimi i një grupi të akuzuar për rrjet prostitucioni në Tiranë.

“U zbulua se për të nxitur qytetarët të votojnë, veçanërisht në Tiranë, janë paguar 20 mijë lekë. Është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive.

Sa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, blerja e votave do vazhdojë. Ai ka bllokuar nëpërmjet prokurorisë së kontrolluar prej tij, hetimin dhe ndëshkimin për dosjet 339 dhe 184, pikërisht si garanci se askush që ble e vjedh vota nuk do të ndëshkohet.”, shkroi ai në Facebook.

Gjithashtu ai i bëri edhe një thirrje SPAK-ut.

“Për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dosja e re për blerjen e votës në Tiranë në votimet moniste të 30 qershorit, është një test për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit elektoral!

Dosje si kjo e Tiranës, apo famëkeqet 339 dhe 184 janë prova të pakundërshtueshme se largimi i blerësit dhe dhunuesit të votës të lirë, Edi Rama, si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e te ndershme, është nevojë urgjente për Shqipërinë.”

Të fundit