Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bardhi: Vettingu po diktohet nga nevoja për besnikëri që shfaqin organet ndaj listës që ka parapërgatitur Rama e Xhafaj
Ish-ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, thotë se shndërrimi në qesharak i procesit të vetingut po diktohet nga nevoja që duhet të shfaqin organet e vettingunt ndaj listës së zezë, sipas tij, që pa para përgatitur kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj.
Bardhi shprehet se edhe pse ka konstatuar aplikimin e standardeve të dyfishta gjatë këtij procesi, nuk ka komentuar vendimet e organeve të vettingut, por shton se qëndrimi i sotëm, sipas tij, është skandaloz, haptazi tejkalim i qëllimeve të procesit dhe përbën një nga ato raste që cenon rëndë besimin e opinionit publik tek organe e vettingut.
Në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë i referohet seancës dëgjimore me gjyqtarin Tom Ndreca teksa thotë se të konsiderosh një gjyqtar të papërshtatshëm për të ushtruar detyrën, për faktin se kështu paska thënë DSIK-ja e Edi Ramës, është një nga ato raste që tregon hapur deformimin që po i bëhet procesit të vettingut.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit
Vetting apo ……?
Shndërrimi në qesharak i procesit të vettingut po diktohet nga nevoja për besnikëri që duhet të shfaqin organet e vettingut ndaj listës së zezë që ka parapërgatitur Edi Rama e Fatmir Xhafaj dhe që po përpiqen ta ekzekutojnë pa asnjë devijim.
Personalisht, edhe pse kam konstatuar aplikimin e standardeve të dyfishta gjatë këtij procesi, nuk kam preferuar të komentoj vendimet e organeve të vettingut, për shkak se çmoj se ato duhet të punojnë pa asnjë ndikim të jashtëm.
Mirëpo, qëndrimi i sotëm është skandaloz, haptazi tejkalim i qëllimeve të procesit dhe përbën një nga ato raste që cenon rëndë besimin e opinionit publik tek organe e vettingut dhe që më krijon bindjen se procesi ka dalë përfundimisht nga shinat kushtetuese dhe ligjore.
Kjo nuk mund të më bëjë të qëndroj indiferent.
Nuk mund të qëndroj indiferent, edhe pse:
- nuk kam qenë dhe nuk jam dakord, me vendimet e Tom Ndrecës, që për t’i bërë qejfin Edi Ramës, dënonte penalisht drejtuesit me të lartë të Partisë Demokratike, pse ata thanë një të vërtetë të madhe, atë të lidhjeve të Edi Ramës me krimin e organizuar, që sot ska shqiptar që nuk e di.
- nuk kam qenë dhe nuk jam dakord me vendimet e Tom Ndrecës, që për t’i bërë qejfin Edi Ramës, shpallte të pafajshëm miqtë e tij, deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, edhe pse ato kryen vepër penale në mes të Parlamentit, dhe gjyqtari e konsideroi Parlamentin një “territor” ku ti mund të bësh çdo vepër penale, por Kodi Penal nuk vepron, sepse vepron Rregullorja e Kuvendit!
Por, konstatimet e sotme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për rastin e gjyqtarit të lartë Tom Ndreca, janë qartazi lajthitje ligjore, deri në përmasat e qesharakes!
Të konsiderosh një gjyqtar të papërshtatshëm për të ushtruar detyrën, për faktin se kështu paska thënë DSIK-ja e Edi Ramës, mqs gjyqtari paska një kunat që në 2011 qenka arrestuar nga policia dhe i paskan gjetur 0.4 gr hashash, që më vonë ka rezultuar nga hetimet që e kishte për përdorim vetjak, është një nga ato raste që tregon hapur deformimin që po i bëhet procesit të vettingut. Ky deformim që po vihet re dita ditës po bëhet për qëllime të mirëfillta politike dhe për njëllosjen e gjyqtarëve, që nuk rezultojnë me probleme, por që Kryeministri i do të shkarkuar nga detyra, për inate të vjetra që ka me to.
Të njëjtën gjë bënë edhe dje, kur konsideruan kontakt të papërshtatshëm, bazuar po në raportin e DSIK-s së Edi Ramës, kontaktin që gjyqtari kushtetues Gani Dizdari ka me nipin e tij të dënuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”, që është vepër penale që nuk përfshihet në rrethin e veprave “krim i organizuar”.
Edhe sikur KPK të mos i mbajë në konsideratë këto të dhëna, thjeshtë fakti që i përmend publikisht, edhe pse ligjërisht ky nuk është asfare kontakt i papërshtatshëm me krimin e organizuar, përbën një shkelje të rëndë të procedurave që po ndjekin organet e vettingut dhe detyrimit që kanë për të ruajtur konfidencialitetin e të dhënave që përpunojnë dhe që skanë rëndësi për vendimmarrjen.
Nëse DSIK apo organet e vettingut, duan rast konkret të kontaktit të papërshtatshëm me krimin e organziuar, po i jap një shembull.
Kontakt i papërshtatshëm me krimin e organizuar, është rasti i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili ka kontakte me vëllain e tij të dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale (ky është krim i organizuar sipas ligjit). Ai vazhdon të qëndrojë në detyrë si i përshtatshëm edhe pse i vëllai i tij është në burg për pjesëmarrje në krim të organizuar.
DSIK, bazuar në këtë të dhënë të provuar tashmë, duhet ta kishte konsideruar prej kohësh Fatmir Xhafajn si të papërshtashëm për detyrën e Ministrit të Brendshëm dhe të kishte urdhëruar menjëherë heqjen e çertifikatës së sigurisë për përpunimin e informacioneve të klasifikuara që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.
Në vend që të konsiderojë gjyqtarë si të papërshtatshëm me detyrën, vetëm për faktin se paskan kontakte me kunatin që përdor drogë, apo me nipin që qenka dënuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm, DSIK e Edi Ramës, duhet t’i përgjigjet këtyre pyetjeve:
A e ka deklaruar Fatmir Xhafaj, në Formularin që ka dorëzuar në DSIK për pajisjen me çertifikatë sigurie, që e ka vëllain e dënuar për trafik droge?
Pas publikimit të dënimit, a ka bërë DSIK kallëzim penal për falsifikimin e formularit nga ana e Ministrit të Brendshëm?
A ka nisur procedim penal për këtë falsifikim Prokuroria?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38