Flash News

KRYESORE

Barinjtë e Gjirokastrës djegin dhjetra ha pyje, 8 zjarrfikse "luftojnë" me flakët

Barinjtë e Gjirokastrës djegin dhjetra ha pyje, 8 zjarrfikse

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë dje në orët e mbrëmjes, në malin Gjerë të Gjirokastrës. Mësohet se flakët janë shënuar në një zonë të pyllëzuar, çka e bën të pamundur ndërhyrjen përmes forcave zjarrfikëse.  Prej më shumë se katër orë zjarri ka pushtuar malin e Gjerë. Si pasojë e terrenit të vështirë dhe situatës së vështirë forcat zjarrëfikëse kanë kërkuar ndihmën e bashkisë Gjirokastër e cila ka vënë në dispozicion 8 mjete zjarrëfikëse dhe personel prej 30 personash për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga barinjtë e zonës, i cili për shkak të erës së fortë ka dalë jashtë kontrollit duke përhapur flakët në një sipërfaqe të madhe me pisha. Për momentin nuk raportohet për rrezik të banesave, por nëse do të vijojnë për shumë kohë, flakët do të shkaktonin një katastrofë të vërtetë natyrore në këtë zonë. Kjo është java e tretë që i gjithë vendi ndodhet nën pushtetin e zjarreve. Shkak nuk kanë qenë vetëm temperaturat e larta, por në shumë raste zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, apo nga pakujdesia. Dëmet në pyje dhe kullota janë të pallogaritshme, ndërsa në shuarjen e tyre janë përfshirë, përveç zjarrfikësve, edhe ushtria apo Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Autoritetet kanë paralajmëruar ndëshkime të ashpra për çdo rast ku do të konstatohet zjarrvënia e qëllimshme.

Të fundit