Flash News

KRYESORE

Bartholomew I konfirmon autoqefalinë e Kishës Ukrainase, nis procesi i shkëputjes nga Rusia

Bartholomew I konfirmon autoqefalinë e Kishës Ukrainase, nis procesi i

Bartholomew i Konstandinopojës ka autorizuar dhënien e autoqefalisë për Kishën ortodokse të Ukrainës. Është vetë Patriarkana Ekumenike që konfirmon një vendim të tillë dhe ka nisur përgatitjet që kisha ukrainase të shkëputet nga varësia e Patriarkanës së Moskës.

“Në kuadër të përgatitjeve për dhënien e autoqefalisë Kishës Ortodokse në Ukrainë, Patriarkana Ekumenike ka emëruar si përfaqësues në Kiev, kryepeshkopin Daniel i Pamphilon nga Shtetet e Bashkuara dhe peshkopin Edmonton nga Kanadaja, të cilët u shërbejnë besimtarëve ortodoksë ukrainas në vendet e tyre përkatëse nën Patriarkanën Ekumenike”, thuhet në reagimin e Patriarkanës së Konstandinopojës.

Kisha Ruse e ka kundërshtuar ashpër këtë vendim të Bartholomew I, që mund të pasohet me autoqefalinë e Kishave në Maqedoni dhe Mal të Zi, të cilat vijojnë të jenë nën varësinë e Serbisë.

Të fundit