Flash News

KRYESORE

Basha: 3 ditë pas aksionit policor, Vangjush Dako dhe bosët e krimit vazhdojnë të jenë të lirë

Basha: 3 ditë pas aksionit policor, Vangjush Dako dhe bosët e krimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur, përmes një postimi në Twitter, se 3 ditë pas aksionit policor, Vangjush Dako, peshku i madh i dosjes hetimore 339 vazhdon të jetë i lirë, njëlloj si bosët e krimit nga Admir Hoxha tek Klement Balili dhe Lul Berisha.

Basha shton se opercacionet e policisë nuk janë shenjë e luftës kundër krimit, por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, që i cvilëson si garantët e krimit në qeveri.

“3 ditë pas aksionit policor, Vangjush Dako,peshku i madh i dosjes hetimore 339 vazhdon të jetë i lirë, njëlloj si bosët e krimit nga Admir Hoxha tek Klement Balili dhe Lul Berisha. Nuk ka luftë kundër krimit, por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, garantët e krimit në qeveri”, shprehet Basha.

Të fundit