Flash News

KRYESORE

Basha: 5 pikat nuk janë këshilla për Ramën, i vetmi kryeministër që s'anuloi asnjë koncension

Basha: 5 pikat nuk janë këshilla për Ramën, i vetmi

Kreu i PD Lulzim Basha akuzon Edi Ramën se është kryeministri i vetëm që nuk anuloi asnjë  koncension gjatë pandemisë.

“Ajo që më shqetëson jashtë masë është se ndonëse në gjashtë muajt e fundit kjo qeveri edhe ky kryeministër jo vetëm që e kanë braktisur totalisht ekonominë edhe fatin e shqiptarit të thjeshtë por po vazhdojnë të bëjnë të njejtat gjëra që kanë bërë shtatë vite me rradhë që janë arsyeja pse jemi këtu.

Le ta themë më konkretisht, e mbani mend pas tërmetit të 26 nëntorit që u shkul e gjithë bota për të na ndihmuar.

Mblodhën fonde, na ndihmuan me çfarëdo që  mundeshin. Ata dhe  vendet e  tyre ishin në situata jo optimale, sidomos pas shpërthimit të pandemisë. I vetmi që nuk anulloi asnjë  koncension,i vetmi që nuk i rialokojë asnjë fond, por që  ishte vetëm propagandë dhe mashtrime , ishte ky. Pra është gjendja jashtëzakonisht e rëndë ndaj ekonomisë që shqiptarët e ndiejnë në palcë, ajo të cilës unë  po i përgjigjëm  dhe Partia Demokratike po i përgjigjet në rradhë të parë më një  plan rimëkëmbje antikovid, që nuk është plani ynë ekonomik për 4 vitet e ardhshme për një arsye të thjeshtë sepsë ka  analistë që ndoshta edhe ngaqë nuk e kanë shqyrtuar tamam, disa ndioshta edhe si shërbim ndaj pushtetit  e ngatërrojnë këtë me planin ekonomik të Partisë Demokratike”, thotë Basha.

I ftuar në ‘Syri tv’, kryedemorkati thotë se pesë pikat e paketës së PD për ekonominë janë këshilla për qeverinë shqiptare.

“Për këto 6 muaj që të marrë përgjegjësit dhe mos ta lërë shqipëtarin e thjeshtë mos ta lërë ekonomin shqipëtare të bjerë në kolaps, se pyetja është shumë e thjeshtë në qoftë se unë sot do të merresha me planin pas 25 Prillit çdo shqipëtarë ka të drejtë të më thot dhe mua, mirë o mirë dakort pas 25 Prillit por sot ça do bëj unë, sot çafrë do bëj I papuni, sot çfarë do bëj I papuni që nuk ka paratë për të sjellë ushqimin elemetar në tavolinë, sot çfarë do bëj biznesi që është në prag falimenti apo ata që kanë falimentuar, sot çfarë do bëj ai që ka humbur vendin e punës prej pandemisë.

Pesë pikat janë këshilla janë një plan, një planë për të cilën ne prej javësh kemi mbledhur të dhëna, kemi parë gjendjen e buxhetit, kemi parë prioritet sipas ekipit tonë të ekspertëve si ta parandolojmë një rënie të dytë në gremin dhe kemi propozuar një plan realist të cilën po të ishim sot në drejtim të vendit do ta zbatonim sot edhe në këtë gjendje ku është buxheti”, thotë Basha.

Të fundit