Flash News

KRYESORE

Basha agjendë të ngjeshur takimesh/ Mbledh kryetarët e bashkive të djathta dhe ish-deputetët

Basha agjendë të ngjeshur takimesh/ Mbledh kryetarët e bashkive

Kryedemokrati Lulzim Basha do të ketë një ditë të ngjeshur takimesh sot. Në orën 11:30 do të zhvillojë një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve në selinë e PD/ Më pas, në orën 13:00 do ketë mbledhje me kryetarët e Bashkive të djathta.

Ndërsa në orën 17: 00 njoftohet për një mbledhje të përbashkët me kryesinë e PD-së dhe grupin e ish-deputetëve.

Në fokus të këtyre takimeve besohet të jetë të jetë aksioni politik i opozitës, kriza politike dhe zgjedhjet e 30 qershorit, por dhe një datë e mundshme për protestën e radhës. Megjithatë, deri më tani nuk ka detaje të tjera rreth takimeve.

Kujtojmë që dje, Basha në një takim me mediat, u bëri thirrje ndërkombëtarëve të negociojnë për zgjidhjen e krizës.

 

Të fundit