Flash News

KRYESORE

Basha akuza diplomatëve të huaj: U korruptuan nga paratë drogës; Ramën nuk e kam konkurrent

Basha akuza diplomatëve të huaj: U korruptuan nga paratë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur sërish akuza ndaj trupit diplomatik të huaj në Tiranë për heshtjen e treguar në mbushjen e vendit me dorgë.

Basha tha se diplomatët e huaj u korruptuan nga kryeministri Edi Rama me paratë e drogës, ndërsa përmendi vetëm dy deklarata që ishin bërë në Europë për mbulimin e Shqipërisë me kanabis.

Në ‘Studio e Hapur’, Basha theksoi se Ramën nuk e ka konkurrent sepse ai lufton për bandat dhe jo për Shqipërinë evropiane.

“Konkurrencë me Ramën do të thotë të ndash bandat dhe kanabisin. Ti merr Malësinë e Madhe, ti merr Tepelenën. Unë nuk mund të jem konkurrenti i tij dhe ai nuk mund të jetë konkurrenti im. Unë nuk konkurroj për bandat, unë konkurroj për një Shqipëri evropiane”, tha Basha.

Gjithsesi, kryeopozitari tha se Bashkimi Europian e ka kuptuar së fundmi rrezikun që vjen nga droga.

Të fundit