Flash News

KRYESORE

Basha akuza Donika Prelës: Grisi fletarrestin për Vangjush Dakon

Basha akuza Donika Prelës: Grisi fletarrestin për Vangjush Dakon

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar mbrëmjen e sotme Donika Prelën, drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, se ka grisur fletarrestin për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Basha shkruan në ‘Tëitter’ se Prela po bën gjithçka për të prishur hetimin për shitblerjen e votave në Durrës, ku sipas tij, rezultojnë të përfshirë Dako dhe bandat e Durrësit e Shijakut.

“Kreu i celulës kriminale te Krimet e Rënda Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon. Kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut”, shkruan Basha.

Gazetarë të shumtë kanë konfirmuar se banda e Shijakut është përgjuar në bisedime me deputetë dhe kryebashkiakë në pazaret për manipulimin e zgjedhjeve.

Të fundit