Flash News

KRYESORE

Basha akuza Linda Ramës: Bleu me rusët banka pa fund në Tiranë”; Ndërhyn Rama: Investimi më i madh në Shqipëri

Basha akuza Linda Ramës: Bleu me rusët banka pa fund në

Replikat mes dy liderëve të PS dhe PD, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë dominuar në pjesën e parë të seancën plenare në Kuvend, fillimisht për tarifën e Rrugës së Kombit dhe më pas me akuza të ndërsjella për influencën ruse në vend.

Basha ka hedhur ndër të tjera akuza ndaj bashkëshortes së kryeministrit, Linda Ramës se po drejton një bankë që financohet me fonde ruse.

 “ABI Bankë ku shërben bashkëshortja e kryeministrit po blen banka pa fund në Tiranë, ndërsa fondet vijnë nga rusët, direkt nga Kremlini. Të mos merremi me Rusinë, por bëjmë një hetim ku i ka futur kthetrat ariu”, u shpreh Basha.  

Menjëherë ka replikuar, shefi i qeverisë dhe i del në mbrojtje biznesit që drejton e shoqja.

“Është investimi më i madh amerikan në Shqipëri, s’kanë lidhje rusët, i bie që të bësh për budalla gjithë planetin”, u shpreh Rama.   

Të fundit