Flash News

KRYESORE

Basha akuza ministres Besa Shahini: Shkrirja e Akademisë së Shkencave, akt kriminal. Vendimi do anulohet nga PD-ja

Basha akuza ministres Besa Shahini: Shkrirja e Akademisë së Shkencave,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar ministren e Arsimit, Besa Shahini se po tenton të mbyllë Akademinë e Shkencave. Sipas tij, nëse vendi do kishte kryeministër, Shahini do të shkakrohej menjëherë.

“Ndërkohë që takohesha me të rinjtë, një tjetër akt i paprecedentë i kësaj qeverie po kryhej, shkrirja e Akademisë së Shkencave. Ai e ndërmerr këtë akt, sepse i ka tmerr zërat e pavarur. Ndaj dua tu them këtë pasdite atë që spata mundësi ta them në orët e para kur po ndodhte. Hapi antikushtetues jo vetëm do të anulohet, por do të konsiderohet një akt kriminal. Po të kishim sot një kryeministër, ajo palo ministre do të shkarkohej. Por kryeministër nuk kemi, ndaj ejani nesër ti shkarkojmë të dy. Kjo ftesë u drejtohet intelektualëve, pedagogëve, por edhe sipërmarrësve shqiptarë, biznesit prodhues. Sepse të gjitha shtresat, vetëm një fjalë kanë: “nuk durohet më”. Ndaj bashkohuni me uraganin për një Shqipëri të ligjit dhe të qeverisjes evropiane”, deklaroi Basha në një takim më qytetarët në Kamzë.

Tentativa e Shahinit për të mbyllur Akademinë e Shkencave u denoncua nga pedagogu Artan Fuga, që i kërkoi Ilir Metës, Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit shkarkimin e saj.

Të fundit